Hidhet shorti në FSHF , i gjysmëfinaleve të Kupës

Tiranë do të përballet me Kukësin në gjysmëfinalet e Kupës së Republikës. Bardheblutë, që në kampionat po kalojnë një moment të vështirë dhe për momentin janë jashtë katërshes që do të luftojë për titull, do të luajnë kundër skuadrës së vendit të fundit në Superiore.

Sfida tjetër duket më e fortë, mes Egnatias dhe Vllaznisë, dy skuadra që kanë hedhur kandidaturë serioze edhe për kampionatin këtë sezon.


Sipas shortit të hedhur këtë të martë në FSHF, ndeshjet do të zhvillohen më 3 dhe 24 prill.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi– Tirana (3 prill)/ Tirana– Kukësi (24 prill)

Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia– Egnatia (24 prill)