Himara ndriçohet me LED – Shpallet tenderi prej 8.3 milion lekë, ja detajet e projektit

Bashkia Himarë ka shpallur tenderit nëpërmjet APP për ‘Përmirësimin e ndriçimit me llamba LED i rrjetit rrugor, Himarë’.

Sipas informacionit fondi limit i këtij projekti është 8,316,601.00 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 11-11-2021, Ora 09:00.

Në dokumentet e tenderit theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 2  muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.