Rritja e pagave dhe shpërndarja e tyre për dy muajt prill-maj, tashmë është realitet. Sipër ministres së financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj, rritja e pagave për deputetët dhe ministrat zë vetëm 1.5 % nga fondi total i shpenzimeve, duke qartësuar se reforma i vjen në ndihmë administratës në tërësi.
“Rritja e pagave në buxhet për tetë muajt, pra prill-dhjetor 2023. Efekti financiar pritet të jetë rreth 11 miliardë lekë. Edhe për vitin 2024 llogaritet po e njëjta vlerë, 11 miliardë lekë. Ndërsa nga 2025 e tutje, efekti do të jetë në total 39 miliardë lekë. Diferenca e përqindjes midis administratës dhe rritjes së pagës së presidentit, ministrave dhe deputetëve është e madhe, 98.5% kundrejt 1.5%”-sqaroi ministrja
Por pas rritje së pagave, tashmë ministria gradualisht do të zbatojë dhe rekomandimet e FMN. Sugjerimet kanë të bëjnë me heqjen e disa favorizimeve që janë aplikuar në disa sektorë. E thënë ndryshe do të ketë rritje taksash.
Ne kemi një strategji afatmesme të rritjes së të ardhurave miratuar dhe nga fmn. Aty parashikohet heqja e disa favorizimeve që zbatohet në disa sektorë, favorizime që e kanë mabruar efektin e tyre. Do të jemi në diskutim me grupet e intersit – tha ministrja
Pjesë e rishikimit të taksave është edhe ajo e pasurisë. Ministria ka nisur konsultimet për rifreskimin e çmimeve të referencës, duke i sjellë ato në vlerën e tregut, mbi të cilën do të aplikohet taksa.