‘Homeland Justice’ hakeron serverat e ONE: Të dhëna me rëndësi do të publikohen së shpejti

Rrjeti telefonik One Albania është sulmuar nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”, dhe si pasoje këtë të hënë ky rrjet ishte jashtë funksionit. Përveç faktit qe abonentët nuk mund të kryenin telefonata, lajmin e bëri të ditur rrjetin telegram grupi i hakerave “Homeland Justice”.

Në disa foto dhe video të publikuara në rrjetin Telegram, ky grup tregon video të faqes tashmë të rënë, dhe shton se ka arritur të marrë të dhëna nga rrjeti i One Albania dhe kompanive që kanë lidhje me të. Homeland Justice kërcënon se këto të dhëna do ti publikojë së shpejti.

“Misioni jonë ka nisur! Albanian Mobile Communicatios (AMC) është hakuar nga Homeland Justice. Injorimi i paralajmërimeve tona humanitare iu solli politikanëve tuaj gjithë këtë. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastroni vendin tuaj nga terroristët. Në këtë operacion, të gjitha bashkë, bëhen 2 petabyte të dhënash nga rrjeti telekomunikacionit dhe rrejti i brendshëm i të gjithë kompanive që kanë lidhje me të. Janë pastriar dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti. Ne donim vetëm të përconim një mesazh. Shpresojmë të ketë funksionuar. “E kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë ku duhet të jenë”, thuhet në njoftim.

 

 

Sipas Homeland Justice, One Albania duhet të marrë një mësim, për ofrimin e shërbimeve të saj te kampi i muxhahedinëve MAK Albania. Homeland Justice gjithashtu siguron kompanitë shqiptare se janë të sigurta, vetëm nëse nuk bashkëpunojnë me MAK Albania. Homeland Justice prej më shumë se 1 viti ka hakeruar disa sisteme shërbimi në Shqipëri, publike dhe private, duke kërkuar largimin e muxhahedinëve iranianë nga Shqipëria.