Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë.
Kjo masë reflekton vijimësinë e politikave për përmirësimin graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve, duke ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje të pagës minimale në vitet e fundit, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.
Paga minimale ka kaluar nga 24 mijë lekë në vitin 2017 në 50 mijë lekë në vitin 2026, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm për punonjësit. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat.
Sipas planit afatmesëm të qeverisë, paga minimale parashikohet të arrijë 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.










