I dashuri e rilë Lindën në përvjetorin e dytë të lidhjes


Vetëm pak minuta më parë, Linda Rei u përlot pasi mori një buqetë me lule për përvjetorin e dytë të lidhjes, një moment që u duk se solli paqe mes çiftit.

Linda sapo kishte shpjeguar situatën e tyre të komplikuar, duke theksuar se mes tyre nuk kishte tradhti apo xhelozi, por vetëm lodhje dhe mospërputhje: “Unë thoja djathtas, ai majtas… Vendimi që të hyja këtu ishte për të parë nëse largësia do jetë fundi apo fillimi”.

Por, situata u përmbys rrufeshëm.

Produksioni i ka dorëzuar Lindës një letër të dytë nga ai, e cila erdhi si një reagim i drejtpërdrejtë për një skenë të parë brenda shtëpisë: afrimitetin e saj me Edin dhe momentin kur ata ndanë një shishe uji.

Romanticiteti i luleve u zëvendësua menjëherë me një kunja të fortë xhelozie. Në letrën e dytë shkruhej:

“Jepu edhe nga një shishe ujë nga unë, të dyve, që ta pinë së bashku.”

Pamjet: Big Brother VIP Kosova



Burimi Privebruto.com