Ibrahimaj: Rritje 9.5% të pensioneve, paga minimale 34 mijë lekë – përfitojnë 900 mijë qytetarë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Kryeministri Rama një javë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për riindeksimin e pensioneve dhe rritjen e pagës minimale. Pas mbledhjes së qeverisë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri të ditura vendimet. 

Ministrja u shpreh se: “Kemi marrë një vendim për rritje të pensioneve në masën. Rritje të pagës minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë. 200 mijë të punësuar që përfitojnë  nga ky vendim i këshillit të Ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën so. Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %. Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një endim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë.”

E pyetur nga gazetarët për periudhën e funksionimit të bordit të transparencës dhe atij ushqimor, Ibrahimaj tha se këto struktura do të funksionojnë për sa kohë që ka rritje të çmimeve në bursa.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se qeveria ka bërë transparente të gjitha vendimet me qëllim shkurtimin e shpenzimeve buxhetore.