Versioni i vitit 2024 i veturës ID.4 nga Volkswagen vjen me përditësime të performancës dhe përmirësime në interiorin e saj.
Siç raportohet, modeli i rinovuar do të dalë në shitje në fillim të vitit 2024 por ende nuk është i bërë i ditur çmimi.
Prodhimi do të vazhdojë të bëhet në fabrikën Chattanooga të Volkswagen.
ID.4 me baterinë e disponueshme 82 kilovat-orë do të marrë një njësi të re lëvizëse që prodhon 282 kuaj fuqi për versionin me rrota të pasme dhe 330 kuaj fuqi për versionin me të gjitha rrotat.
Më herët, varianti me rrota të pasme kishte 201 kuaj fuqi dhe varianti AWD (me të gjitha rrotat) kishte 295 kuaj fuqi.
Volkswagen raporton se këto konfigurime do të rrisin gjithashtu gamën e ID.4, por kompania planifikon t’i publikojë ato shifra më vonë.