Ilnisa Agolli rrëzohet aksidentalisht në kuzhinë

Ilnisa Agolli u rrëzua aksidentalisht gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 3. Kjo ndodhi derisa po i drejtohej tavolinës së ngrënies në kuzhinë, ku ndodhej edhe partneri i saj, Meriton Mjekiqi.

Banorja rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin, ndërsa u pyet nga i dashuri nëse është mirë.

“Më more mësysh”, i tha biondja, Meritonit.

Dy konkurrentët kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke shijuar romancën që nga spektakli i mbrëmshëm.

“Vëllai i Madh” ua hoqi dënimin që i kërkonte të ruanin distancën dhe të mos shkëmbenin puthje e përqafime.

Banori i fundit që u largua nga Big Brother është Ledjona Xheladinaj.