Individët dhe subjektet për herë të parë do të kenë akses në regjistrin e kredive

Individët dhe subjektet, do të kenë për herë të parë akses në Regjistrin e Kredive, për të dhënat e tyre mbi huamarrjet që kanë ne bankat tregtare.

Banka e Shqipërisë  përmes rregullores së re i ka hapur rrugë, individëve dhe subjekteve të biznesit të kenë akses direkt në regjistrin e kredive, për të marrë shërbimin e gjenerimit të raportit të kredimarrësit.

Për të marrë akses në Regjistrin e Kredive, qytetarët fillimisht duhet të regjistrohen në Platformën Online të Regjistrit të Kredive, të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë për të krijuar llogarinë e tyre në sistem.

Pas kësaj ata duhet të paraqiten pranë Bankës së Shqipërisë-së, për të përfunduar fazën e miratimit të llogarisë dhe më pas të aksesojnë shërbimin që  duan të marrin huamarrjet e tyre.

Regjistri i Kredive, është i aksesueshëm nga institucionet financiare (banka etj) ku për të marrë shërbimin e gjenerimit të raportit të kredimarrësit, është e detyrueshme paraprakisht, miratimi nga vetë individi.

Regjistri i kredive përmban të dhëna për 650 mijë individë dhe 21 mijë biznese kredimarrëse. 

GELDTrade.al