Inflacioni i arit – 1 gram kushton 55 euro, rritja me 70 % në 2 vite

Aktualisht një gram ar 24 karat kushton 55 euro, ndërsa vlera e tij pritet të rritet dhe më shumë deri në fillim të vitit 2023. Në dy vitet e fundit vlera e metalit të cmuar është rritur me 70%, duke e bërë atë një rezervë shumë të mirë për cdo skenar krize ekonomike

Në një kohë që inflacioni është tema e ditës, duke shkaktuar rritje marramendëse të cmimeve, ari shënon një rritje të konsiderueshme të vlerës së tij. Vlera e tij po vijon të rritet në një periudhë të mesme dhe të gjatë. Aktualisht vlera e një grami ar 24 karat është pothuajse 55 euro. Në dy vitet e fundit vlera është rritur me 70%.

Parashikimet në fillim të vitit i jepnin mundësinë arit që të arrijë deri në fund të vitit 2022, vlerën e konsiderueshme prej 80 eurosh për gramë. Në të vërtetë, si pasojë e zhvillimeve të fundit, vështirë se do të mbërrihet kaq shpejt ky nivel, por deri në vitin 2023 kjo vlerë sigurisht që do të jetë më e lartë se ajo aktuale.

Për më tepër duke pasur parasysh trendin e rritjes së vlerës së regjistruar historikisht deri tani, është e pamohueshme të konsiderohet blerja e objektev prej ari si një investim me potencialin më të madh për rritje në kohë. Ndryshe nga instrumentet e tjera financiare, ari është një pasuri e cmuar e prekshme dhe historikisht ky metal lidhet me pasurinë, që në kohët e lashta. Me pak fjalë, siguria është ajo që nuk e sheh vlerën e pronës të ulet, dhe pasja e arit si rezervë është një zgjidhje shumë e mirë për t’i rezistuar cdo turbolence të tregut.

Nëse shumë shtetë ruajnë tonelata shufra ari në rezervat e tyre, do të ketë një arsye: ari është një strehë e sigurtë, me një vlerë që është gjithmonë e cmuar në cdo lloj skenari.