Instagrami me një veçori të re interesante

Instagrami po prezanton një veçori të re që e quan “Private Story Likes”, që ju lejon juve si përdorues të pëlqen storyt e dikujt pa i dërguar mesazh, DM.

“Pra, tani, derisa kaloni nëpër Stories, mes opsionit për dërgimin e mesazhit dhe ikonën e vogël anash, do të ketë ikonë zemre”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video.

“Nëse e shtypni butonin e zemrës, do t’ia dërgojë një pëlqim autorit të storyt dhe ky pëlqim do të shfaqet në fletën e shikuesve, jo në DM”.