Nuk ka qetësi tek Interi. Kapiteni Lautaro Martinez është detyruar të ndalet sërish për shkak dëmtimi.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera, klubi zikaltër njoftoi se sulmuesi argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e majtë.
Ky dëmtim pritet ta mbajë kapitenin jashtë fushave për të paktën dy javë, duke humbur kështu sfidat e radhës kundër Comos dhe Cagliarit.
Situata mbetet shqetësuese për trajnerin Chivu, pasi Martinez me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm as për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë. Shpresa e vetme e stafit teknik është rikthimi i tij për përballjen ndaj Torinos në fund të muajit prill.
Kjo është një goditje e rëndë për Interin, që po lufton për titullin kampion, duke qenë se Lautaro sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i gjatë duke shënuar menjëherë dy gola ndaj Romës.











