Subvencionet dhe programet e IPARD kanë mbështetur industrinë e përpunimit të peshkut, duke rritur vlerat e financimit për këtë sektor, deri në 30 milionë lekë për një biznes.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se ndërkohë eksportet e peshkut dhe produkteve të detit janë grupi me vlerën më të lartë të shitjeve jashtë vendit.
Sipas statistikave, dy grupet “Peshku dhe kafshët guaskore të nënujshme” dhe “Ushqimet e përgatitura nga mishi, peshku dhe molusqet” arritën një vlerë totale prej 13 miliardë lekësh më 2020, me rritje vjetore prej 12 %.
Rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve, falë mbështetjes së programeve që adresoi qeveria për financimin e industrisë së peshkut.
Investimet të kombinuara më kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë që eksporti i peshkut të shënojë rritje të ndjeshme vitet e fundit.
Në kuadër të marrëveshjes tregtare me BE-në, industria shqiptare e përpunimit të peshkut mund të eksportojë drejt Europës rreth 1600 tonë peshk të përpunuar, açuge të konservuar.