Investimet në letra me vlerë jashtë vendit u zgjeruan me 30%

Bankat tregtare në vend rriten investimet në letra me vlerë jashtë vendit, gjatë vitit 2020.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, këto investime u zgjeruan me 30 % ose afërsisht 32 miliardë lekë, gjatë vitit të kaluar.

Sipas BSH-së, ky tregues ka ardhur në rritje progresive nga viti në vit.

Investimet në letra me vlerë jashtë vendit, në  e vitit 2018, u rritën me 56 %, krahasuar me vitin 2018.

Ekspertët shprehen se ky tregues konfirmon mirëkapitalizimin e sistemit bankar vendas dhe performacën pozitive të depozitave dhe kredidhënies, ku kursimet në valutë zunë 54 % të totalit të depozitave dhe kredia në lekë u rrit me 2,2 %, duke zënë 54 % të totalit.

GELDTrade.al