IPARD III/166 milionë euro për 5 masa të reja në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimin rural

Shqipëria përgatitet për programin IPARD III që adreson masa të reja mbështetëse për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u shpreh se po përgatiten strukturat përkatëse për zbatimin e Programin IPARD III dhe fishat e masave të reja.

Gjatë një interviste televizive, Krifca tha se, “në programin IPARD III kemi kërkuar një fond prej 166 milionë euro, duke akredituar edhe 5 masa të reja për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

Sipas saj, në fokus të mbështetjes me grante për bujqësinë do të vijojnë të jenë sektorët e prodhimit bujqësor, përpunimit, qendrat e grumbullimit, agroturzmi, mekanika bujqësore e deri tek mbështetja për pyjet.

GELDTrade.al