Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania 3”, Fation Kuqari, ka surprizuar ndjekësit duke konfirmuar publikisht se është në një lidhje dashurie.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, ai ka ndarë disa fotografi romantike krah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, duke e bërë kështu publike romancën e tij.
Megjithatë, Fationi ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e partneres, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji në formë zemre të kuqe.
Krahas fotografive, ish-banori i BBVA ka shkruar shkurtimisht “OK!!”, pa dhënë detaje të tjera për vajzën misterioze apo historinë e tyre të dashurisë.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe personazheve të njohura të ekranit, të cilët e kanë mbushur hapësirën e komenteve me zemra dhe reagime pozitive.
Mbetet për t’u parë nëse Fationi do të vendosë ta prezantojë partneren e tij apo do të vazhdojë ta mbajë larg vëmendjes identitetin e saj. /Prive By LS
