Funerali shtetëror i Silvio Berlusconit përfundoi rreth orës 16:00 në Katedralen Duomo të Milanos.
Në ceremoninë fetare morën pjesë rreth 2300 persona, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit italian.
Pas përfundimit të ceremonisë fetare, arkivoli i Berlusconit po kthehet në Villa San Martino në Arcore. Trupi i ish-kryeministrit do të digjet në krematoriumin Panta Rei në Valenza Po.