Ja 4 hapat për të krijuar fushata të suksesshme marketingu

Fushatat e marketingut përfaqësojnë një nga mënyrat më të mira për të reklamuar një firmë, organizatë apo ide. Për disa ky togfjalësh është emblematik. Një fushatë e mirëmenduar dhe e implementuar me kujdes mund të sjellë boom trafiku, shitjesh dhe interesi për kompanitë. Si mund të krijoni kontent i cili pëlqehet, shpërndahet dhe sjell sukses për kompaninë tuaj?

Interneti evolon dhe çdo ditë shohim trende të reja. Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Marketingu është një art më vete, me qindra faktorë ndikues dhe indikatorë matës të suksesit (KPI). Një fushatë marketingu është një promocion për të arritur një qëllim brenda një kohe të caktuar. Qëllimi juaj duhet të jetë sa më specifik: 100 regjistrime, 2000 klikime etj.

Sa më i specifikuar qëllimi që dëshironi të arrini, aq më e lehtë ta arrini atë.

Ja disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj:

Filloni me një kërkim të fjalëve kyçe

Google është miku juaj. Ai mund t’ju shuajë kuriozitetin, por edhe të ndihmojë biznesin tuaj. Me një kërkim të fjalëve kyçe (keyword research) ju mund të zbuloni disa fusha tepër interesante për të cilat mund të flisni apo të bazoni fushatën tuaj. Fjalët kyçe tregojnë pyetjet që audienca juaj mund të jetë duke bërë ose informacionin që ata dëshirojnë të marrin. Bazoni fushatën në kontent për të cilin e dini që ka njerëz të interesuar. Mund të kërkoni dhe në rrjete sociale apo Reddit për të gjetur interesat dhe pëlqimet e audiencës suaj.

Specifikoni kanalet, buxhetetet dhe qëllimet

Ku dëshironi ta shfaqni fushatën tuaj? Sa planifikoni të shpenzoni? Cili është qëllimi kryesor që dëshironi të arrini? Fushata të marketingut dixhital mund të vendosen në Facebook, Instagram, Youtube, Google dhe në platformën native Boost Discovery. Ka disa qëllime që mund të vendosni: mund të bëni markën tuaj më të njohur në mënyrë që personat e interesuar të vijnë te ju, mund të reklamoni faqen tuaj ueb, një ofertë. Përsa i përket shpenzimeve, edhe ky është një faktor që duhet konsideruar më parë, por të lihet fleksibël në varësi të suksesit dhe interesit të treguar nga audienca. Konsideroni edhe sa afatgjatë është projekti juaj dhe sa ROI pritet të ketë.

Krijoni interes për fushatën

Sigurisht mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke krijuar kontent interesant. Një grafikë informuese, një video prekëse, një artikull i shkruar mirë- këto janë disa nga format e kontentit që kur ekzekutohen mirë bëjnë fushatat të suksesshme. Google Trends është një platformë e mirë për të parë trendet e fundit të momentit në fushën tuaj. Duke kërkuar rreth fushës së teknologjisë apo modës, ju mund të shihni trendet e momentit. Nëse jeni ndër personat e parë që provoni Samsung Note 10, pse të mos shkruani për këtë dhe ti tregoni lexuesve tuaj ku mund ta blejnë vetë celularin më të fundit në faqen tuaj? Fushatat e bazuara në trende dhe kontent informativ janë tepër efektive. Një rregull i marketingut thotë se duhet të jeni ose të parët te ajo që bëni, ose më të mirët. Pse jo të dyja?

Disa argumente bindëse për fushatën tuaj mund të jenë:

  • Zbritje
  • Oferta
  • Këshilla suksesi
  • Kode promocionale
  • Konsulta falas
  • Evente

Promovoni oferta të vështira për tu refuzuar në varësi të industrisë dhe audiencës suaj.

Jini kreativë

Fushatat e suksesshme lindin nga idetë kreative. E keni vënë re sa ide ju vijnë kur jeni në dush? Kur jemi të relaksuar, na vijnë ndër mend ide dhe zgjidhje për probleme nga më të ndryshmet. Ndonjëherë kreativiteti juaj mund të hasë pengesa që nuk lejojnë t’ju vijnë ndër mend ide gjeniale. Mos e lejoni këtë t’ju frustrojë, është normale. Diskutoni dhe jepni ide me bashkëpunuesit tuaj, klientët apo kolegët. Mund të jetë çfarë duhet për të “ndezur llampën” e inovacionit. Bashkimi bën fuqinë, e kjo është sidomos e vërtetë për fushatat e marketingut, ku bashkëpunimi me eksperta dixhitalë mund të bëjë diferencën mes një fushate OK dhe një fushate tepër të suksesshme.