Ja cili është ndryshimi më i madh i iPhonave të rinj

Kur përdoruesit e iPhone 14 nuk janë duke e përdorur pajisjen e tyre të re nga Apple, ekrani mezi se është “në gjumë”. Do të mbetet i ndezur duke shfaqur në mënyrë të dukshme mini-aplikacione si për shembull alarmet, takimet e bëra nga kalendari dhe rezultatet sportive që përditësohen në kohë reale.

Linja e re kryesore e Apple, e cila doli në shitje me 16 shtator, paraqet ndryshimin më të madh të bërë ndonjëherë në “lock-screen” – teksa pajisjet e shtrenjta deri më tani kanë qenë një shkretëtirë alarmesh.

Nuk është një koncept i ri, Android e ka mbështetur “always-on display” tash e disa kohë, por është hera e parë që Apple e bënë këtë, raporton CNN.

Jo vetëm që është një mënyrë që t’i mbajë përdoruesit më të lidhur me pajisjet e tyre në mënyrë më pasive, nocioni i gjetjes së diçkaje të re për të bërë me hapësirën e vjetër vjen pasi konsumatorët duhet të gjejnë një arsye për të tregtuar ose blerë pajisje pa ndonjë përmirësim të madh të harduerit.

“Kjo ishte si një garazh bosh tani duke u përdorur plotësisht,” tha Dan Ives, një analist në Wedbush Securities. “Kjo do të rrisë qartë kohën e kaluar në telefon. … Ne e shohim atë si një lëvizje strategjike dhe gjeniale”, shtoi ai.

Përderisa “lock screen-ët” ndërveprues janë zakonisht të kufizuar – duke lejuar një kontrollim të shpejtë të njoftimeve , orës, përkujtimeve, takimeve të caktuara në kalendar dhe shkrimit të shënimeve – Apple po shton më shumë personalizim dhe fleksibilitet në “lock screen”.

Gjithashtu do të shfaq, si për shembull, përparimin e dorëzimit të porosisë dhe arritjen e një Uber tek shtëpia e juaj – informata të cilat më herët gjendeshin vetëm brenda aplikacioneve në fjalë.

“Lock screen-i i ri” gjithashtu ofron një mënyrë për të shfaqur foto, për të zgjedhur stilet dhe ngjyrat e personalizuara të shkronjave dhe tani siguron vendosje më të mirë të njoftimeve në fund të ekranit.