Ja disa këshilla marketingu për sipërmarrjen nga Robert Herjavec

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade tregojnë se kur Robert Herjavec donte të fillonte biznesin e tij, njerëzit e dekurajonin. I thonin që nuk mund ta bënte. Ai nuk kishte fare eksperiencë, as diplomë biznesi, dhe nuk dinte asgjë për menaxhim biznesi.

Personazhi i Shark Tank, Robert Herjavec, shtyu përpara gjithsesi. Në vitin 1990 ai filloi kompaninë e tij të parë, BRAK Systems, të cilën më vonë ja shiti AT&T-së.

Vetëm dija që më pëlqentë kjo punë dhe më pëlqentë të punoja fort,” thotë ai për Enterpreneur (revistë biznesi). Sot, Herjavec Group, firma e tij e sigurisë e bazuar në Toronto është rritur nga tre punëtorë në 2003, në 220 punëtorë sot, dhe ka 150 milionë dollarë në të ardhura, sipas kompanisë.

Angazhimi i Herjavec në marrjen e rrezikut për hapjen e një biznesi – duke injoruar njerëzit negativë, të cilët ishin shumë në numër – duket se ja vlejti. Çfarë nëse nuk kishte trajnim professional? Ai gjithashtu nuk zotëronte dijeninë e marketingut, të paktën jo në fillim. Por kjo nuk e pengoi.

Multi-milioneri Herjavec tani ka disa këshilla marketingu për sipërmarrësit e rinj, duke marrë dhe shembuj konkretë në të gjitha bizneset në të cilat ka investuar.

Zbuloni cilat rrjete sociale frekuenton tregu juaj – Të kesh thjesht disa llogari në rrjete sociale për kompaninë tuaj nuk mjafton. Për të nxjerrë maksimumin e marketingut në rrjete sociale, duhet t’i target-osh ata specifikisht online.

“Me Facebook dhe platforma të tjera sociale, mund të krijosh fushata marketing-u online për të tërhequr konsumatorët që janë të interesuar në produktin ose shërbimin që ti ke,” thotë Herjavec.

Si shembull, ai referon kompaninë e fitnesit Natural Grip në të cilën ai investon. Kompania si produkt ka doreza speciale për njerëz që bëjnë gjimnastikë ose ngrenë pasha. “Ky komunitet, atletët, të gjithë mblidhen në një grup Facebook-u dhe ne shkuam atje dhe i bindëm,” thotë ai.

Marketingu i drejtpërdrejtë është një lëvizje shumë e zgjuar, dhe bëri shumë diferencë për kompaninë sportive të Herjavec, thotë ai.

Mos ki frikë të shesësh online – Edhe me ekonominë e e-commerce që po vazhdon të rritet, shumë bzinese të vogla, të vjetra e të reja, akoma nuk ofrojnë shërbimin e blerjes online. Herjavec thotë se të mos shesësh online është sikur të neglizhosh lekët që i ke në tavolinë. Ai beson se nëse konsumatorët kanë besim tek ty dhe brand-i yt, do blejnë gjithçka që ti shet në internet.

Nga ata që ofrojnë online shopping, ky shërbim shpesh është aq i dobët sa që ka efekt të kundërt te konsumatorët dhe i huton ata. Rezultati është që blerësit potencialë frustrohen aq shumë sa që nuk shkojnë deri në fund me blerjen e vet dhe ky shërbim vdesë. “Kjo nuk duhet të ndodhë,” thotë Herjavec.

Përdorni imazhe të mrekullueshme për të kapur vëmendjen e konsumatorëve. – “Njerëzit janë shumë të zënë dhe gjëja e parë që vënë re kur shohin marketingun tënd është një imazh shumë i bukur, jo fjalët,” thotë ai, “dhe unë e di që tingëllon si një gjë shumë e vogël por i angazhon njerëzit dhe i bën të intereson akoma më shumë për produktin tënd.”

Mëso si duan t’u reklamohet produkti tregut tënd. – “Konsumatorët e ty kanë një sasi të caktuar informacioni të cilin mund ta gëlltisin, dhe mënyra të caktuara me të cilat duan ta marrin atë informacion, në një periudhë të caktuar kohore,” thotë ai. Është puna jote t’u kushtosh vëmendje dhe të kuptosh se si ata duan që t’u reklamosh.

Sa informacion mund të përballojë audience jote? Si preferojnë t’u komunikohet (me rrjete sociale, e-mail, mesazhe, etj)? Zbulo çfarë funksionon dhe çfarë ka nevojë për përmirësim.

Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh, thotë ai, është të marrësh të gjithë punën mbi vete. Sidomos nëse nuk ke eksperiencën e duhur. Gjej burime të cilat mund të të ndihmojnë, krijo kontakte, dhe mos u dekurajo. Sipërmarrja është një ndër punët më të rrezikshme dhe të vështira, por në fund më përmbushësja.

GELDTrade.al