Ja gabimet që nuk duhen bërë në arredimin e dhomës së ndenjes

Kur bëjmë renovime, ne fokusohemi më shumë te ndjenjat tona pa ditur bazat e dizajnit. Kjo është arsyeja pse rezultati jo gjithmonë i përmbush pritshmëritë tona. Më poshtë po ju listojmë disa gabime të zakonshme që bëjmë në arredimin e dhomës së ndenjes.

1. Dhoma juaj e ndenjes ka vetëm një llambradar në qendër të dhomës 

Ndriçimi krijon atmosferë, kështu që nuk mund të ketë vetëm një llambadar në qendër të dhomës. Krijo vetë sistemin tënd të ndriçimit (llambat për lexim, drita në mur dhe dysheme, dritat e tavanit, dhe kështu me radhë).

2. Mungesa ose madhësia e gabuar e një tapeti

Tapetet e vegjël sjellim mosbalancim në një dhomë, kështu që sigurohuni të zgjidhni madhësinë e saktë për tapetin e dhomës tuaj të ndenjes.

3. Vendi i gabuar i TV

Vendi më i mirë për një TV është një mur bosh. Mos e instaloni TV para ose në afërsi të një dritare, pasi ajo është e dëmshme për shikimin tuaj dhe ju pengon të shikoni imazhin në mënyrë të qartë. Distanca mes  TV dhe divanit varet nga madhësia e ekranit: distanca duhet të jetë e barabartë me atë të 3-5 diagonaleve. Merreni këtë parasysh kur blini një televizor të ri.

4. Nuk përdorni jastëkët

Jastëkët e divanëve krijojnë një atmosferë të qetë dhe relaksuese. Kur ti zgjidhni ata, shikoni nësë materiali dhe cilësia përshtaten me pëlhurën që është mbuluar divani. 

5. Divan juaj qëndron pranë murit

Ky rregull është i mirë për dhoma të mëdha. Nëse ju keni mundësi ta vendosni divanin larg nga muri, bëjeni atë. Ju vizualisht zgjeroni hapësirën dhe krijoni rehati. 

6. Përdorni mobilje të errëta me tavane të ulët

Nëse ju blini mobilje të errëta për një dhomë me një tavan të ulët, ju do ta bëni atë të duket më e vogël. Bëni zgjedhje që favorizojnë ngjyrat e lehta neutrale.

7. Zgjidhni mobilje sipas dizajnit, jo sipas preferencave tuaja personale 

Vetëm se një mobilje duket e bukur, kjo nuk do të thotë që ajo përshtatet me shtëpinë tuaj. Sigurohuni që ajo të jetë e rehatshme për ju, përndryshe do e përdorni rrallë.

8. Orendi që e kanë humbur rëndësinë e tyre

Divanet e rëndë, me shpinën voluminoze dolën nga moda kohë më parë. I kushtohet më shumë vëmendje objekteve me vija të drejta dhe silueta të mprehta. Ju mund të zgjidhni një divan tradicional, por të zgjedhni një ngjyrë të papritur dhe moderne.

9. Fotografi të pozicionuara keq

Larëtsia e përkryer nga dyshemeja në qendër të imazhit është 153 cm. Nëse ju keni shumë fotografi, në vend të shumë kornizave të varuara në çdo cep krijoni  jë galeri. Kjo do të ishte një zgjedhje e përkryer.

10. Mobilje të mëdha

Gabimi më i zakonshëm që bëjnë njerëzit është kur mbushin dhomën me mobilje që nuk i përshtaten madhësisë së saj. Kjo e bën dhomën të duket shumë më e vogël. Për dhoma të vogla të ndenjes, një divan dy vendësh dhe një palë kolltuqe janë të preferueshme.

11. E neglizhoni funksionalitetin e dhomës tuaj të ndenjes

Nëse ju keni një dhomë drejtkëndëshe, ju mund ta korrigjoni formën e saj duke përdorur një kabinet ose një raft. Një në formë katrori është më i dobishëm dhe është më i lehtë për të mbajtur ekuilibrin. Këtu janë disa ide të zonimit: dhoma e ndjenjes dhe dhoma e gjumit, dhoma e ndjenjes dhe kuzhina, dhoma e ndenjes dhe dhoma e ngrënies, dhoma e ndenjes dhe zyra e shtëpisë.

12. Bimët në vazo të vogla

Është më mirë të vendosni një bimë të madhe në një vazo se sa shumë të vogla në prag të dritares. Kështu, dhoma tuaj do të duket më e madhe dhe komode.

13. Ndiqni vetëm një stil

Nëse ju i jepni përparësi një stili të caktuar dhe nuk lejoni të bëhen ndryshime, atëherë dhoma juaj humbet ngrohtësinë dhe bëhet shumë e rëndomtë. Kombioni stilin tuaj të preferuar me të tjerë si: eklektik, retro dhe shumë opsione të tjera të dizajnit, të cilët do e bëjnë dhomën tuaj të ndenjes origjinale. 

14. Mbulesa të vjetra për mbulimin e mobiljeve

Kur ndryshohet mbulesa e mobiljeve, transformohet e gjithë dhoma dhe e bëni dizajnin tuaj elegant dhe modern. Ju gjithashtu mund ta ndryshoni imazhin e dhomën tuaj të ndenjes në përputhje me humorin dhe stinën.

15. Perdet tuaja vizualisht minimizojnë hapësirën 

Një gjë në dukje e parëndësishme si varja gabim e perdeve bën që dhoma juaj e ndenjes të duket më e vogël. Është e rëndësishme që perdet të varen aq lart dhe aq gjerë sa të jetë e mundur për ti bërë tavanet tuaj të duken më e lartë dhe dhomën më të madhe. Zgjidhni një ngjyrë më të ndritshme për perdet se sa pjesa tjetër e tekstileve të dhomës.

GELDTrade.al