Shqipëria ka njohur sot rrugëtimin e saj në EURO 2024 me një short i cili ka rezultuar jo shumë me fat për ekipin kuqezi, pasi ka vënë përballë ekipe me shumë emër e me pretendime në këtë turne në Grupin B përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.
Kalendari i aktivitetit sheh kuqezinjtë të zbresin në fushë për herë të parë më 15 qershor, teksa do të përballet me Italinë në “Westfalenstadion” të Dortmundit.
Ndeshja e dytë e kombëtares shqiptare është më datë 19 qershor, kur përballet me Kroacinë në “Volksparkstadion” në Hamburg.
Ndeshja e tretë në grup e kuqezinjve i sheh ata përballë Spanjës, në sfidën e cila do të luhet më 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.
Mbetet të mësohet nga UEFA se në cilat orare do të luhen këto ndeshje të kuqezinjve në këtë turne pasi oraret nuk janë vendosur ende.