Ja palltua që s’del kurrë nga moda

E pyesni veten çfarë të vishni midis periudhave të ngrohta me diell dhe ditëve me shi? Ekspertët e modës u rekomandojnë palltot e holla të cilat mund t’i vishni kur dilni jashtë, dhe që mund t’iu mbrojnë nga erërat që fryjnë apo reshjet e vogla të shiut.

Ato janë të punuara nga materialet ideale që ua mundësojnë trupit tuaj të marrë frymë, e pengojnë depërtimin e ujit, modelet dhe ngjyrat e tyre janë të përjetshme dhe nuk dalin kurrë nga moda.

Fillimisht të dizajnuara si pallto ushtarake, palltot e holla kanë zënë vend permanent në industrinë e modës, dhe pëlqehen nga të gjithë. Thjeshtësia e tyre e nënvlerësuar i bënë këto pallto aksesorët e përsosur për ta zbutur një kombinim të veshjeve të ndritshme, ose për t’i dhënë dukje më profesionale veshjes tuaj të përditshme.

Palltot e holla zakonisht vishen në stinën e pranverës dhe vjeshtës, por nuk keni nevojë të ndiheni të kufizuar vetëm në këto stinë.

Ndër vite, ato janë shndërruar në produkt të preferuar për shumë disenjatorë dhe shtëpi të njohura të modës, që i kanë përfshirë në koleksionet e tyre, si Burberry, Louis Vuitton, Fendi, Mango, H&M dhe të tjerë.

Revista prestigjioze e modës “Vogue” ua rekomandon këto 20 modele të palltove, të cilat mund t’i bënë pjesë të gardërobës suaj: