Puna e ngarkuar shkatërron të përditshmen tuaj. Ja pse duhet të luftojmë për të qenë produktivë.
Shpërqendrime, mërzi, harresë. Duket sikur po shihni një film të mërzitshëm? Po sikur ta dinit, që kështu ndihet truri, për detyrat me ndikim të ulët dhe të përsëritura?
Ju ndoshta jeni tepër të njohur me llojin e mësipërm të punës së ngarkuar: emailet e pafundme dhe listat e detyrave, të dhënat e shumta që duhet të shkruani. Nëse ndonjëherë hasni vështirësi të bëni atë që ka rëndësi dhe kryeni detyrat e lehta, mund të fajësoni efektin e urgjencës: trurit i pëlqen të mbyllë ciklet e punës, kështu që kërkon detyra që mund t’i përfundojë shpejt, dhe jo ato me vlerë afatgjatë.
E thënë thjesht: Ne duhet të luftojmë biologjinë për të qenë produktiv, në vend që të jemi thjesht të zënë me punë.
Pse kryerja e shumë detyrave njëkohësisht nuk është zgjidhja
Neuroshkencëtari Daniel J. Levitin e shpreh këtë ide më ashpër. “Megjithëse ne mendojmë se po bëjmë disa gjëra në të njëjtën kohë (multitasking), duke kryer shumë detyra, ky është një iluzion i fuqishëm dhe djallëzor.”
Përpjekja për të bërë TË GJITHA gjërat menjëherë, na bën gjithashtu shumë më pak efikas.
Është zbuluar se kryerja e shumë detyrave rrit prodhimin e hormonit të stresit dhe kortizolit, i cili mund të mbistimulojë trurin dhe të shkaktojë paqartësi mendimi”.
Multitasking krijon mungesë reagimi ndaj varësisë nga dopamina, duke shpërblyer në mënyrë efektive trurin, për humbjen e përqendrimit dhe për kërkimin e vazhdueshëm për stimulim nga jashtë”.
Kjo shpjegon pse ndjeni nevojën t’i përgjigjeni menjëherë një telefonate, në vend që të prisni deri në pushimin e drekës. Edhe kur nuk është urgjente, kjo ndjenjë përfundimi, të jep një rritje dopamine.
Përqendrimi në detyrat me ndikim të ulët shkatërron karrierën
Gjatë punës, hasen shumë pengesa, prandaj duhet të bëheni më strategjik dhe krijues me kohën tuaj.
Në vend që të harxhoni kohën me detyra të pafundme me ndikim të ulët, kushtojani energjinë dhe burimet tuaja, asaj që ka më shumë rëndësi:
- Punësimi i punonjësve të talentuar;
- Nxitja e një kulture pozitive pune;
- Krijimi i një produkti me cilësi të lartë;
- Krijimi i lehtësirave për përdoruesit.
Pra, duhet të përqendroheni në detyrat tuaja me vlerë të lartë fillimisht, nëse doni të përparoni në karrierën tuaj.
Detyrat me ndikim të ulët mund të mos duken aq problematike, por ato përfundojnë duke zbehur misionin dhe qëllimin tuaj, dhe përfundimisht ju pengojnë nga potenciali juaj i vërtetë.
Mbani në mend: Cilat janë përpjekjet tuaja kryesore? Çfarë ju emocionon kur punoni në një detyrë?
Me shumë mundë gjai, nuk është duke shtypur të dhëna manuale ose duke shënuar një listë detyrash. Ju duhet të drejtoni të gjithë energjinë, tuaj në detyra që ju emocionojnë.
Ju mund të mendoni se produktiviteti (ose mungesa e tij), është problemi juaj më i madh. Por, kjo nuk është e vërtetë. Shpenzimi i orëve të tëra në punë të ngarkuara pa mendje si detyrat me ndikim të ulët është fajtori i vërtetë.
Megjithëse automatizimi nuk do të zvogëlojë ngarkesën e punës, ai do t’ju ndihmojë të ndërtoni sisteme për të ndryshuar në mënyrë dramatike drejtimin dhe fokusin e punës.
Sepse, në fund të fundit, ndërtimi i një biznesi afatgjatë ka të bëjë me krijimin e diçkaje me vlerë. Dhe ne mund ta arrijmë këtë, vetëm duke qenë të vetëdijshëm për përfitimet që mund të sjellim.