Ja pse shqiptarët përdorin vetëm Mercedes Benz

Makina gjermane, Mercedes Benz është një ndër më të preferuarat për njerëzit që shfrytëzojnë shërbimet e automjeteve. Shqiptarët njihen si adhurues të mëdhenj të kësaj makine dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Mediumi gjerman, Deutsche Welle ka realizuar një reportazh  rreth ‘dashurisë’ së shqiptarëve për të përdorur Mercedes. Nëpërmjet një videoje 14-minutëshe, gazetari Lennart Behnke arriti ta “zbulonte” arsyen pse kjo lloj makine, gjendet me shumicë.

Në Shqipëri janë të regjistruar përafërsisht 740 mijë automjete, ndër to 212 mijë janë Mercedes-Benz, sipas Arben Prognit nga Departamentit i  Regjistrimit të Automjeteve në Shqipëri.

“Mercedesi i përshtatet shumë mirë rrugëve në Shqipëri. Është i përshtatshëm si për rrugët off-road dhe ato të asfaltuara. Mercedesi është kompakt për të gjitha kategoritë e rrugëve në Shqipëri”