Modeli iPhone 15 Pro Max pritet të jetë telefoni më i shtrenjtë i kompanisë deri më tani që do të kushtojë më shumë se 2,000 dollarë.
Njerëz të industrisë raportojnë se iPhone 15 Pro Max 2TB do të kushtojë 2,099 dollarë, shumë më shumë se një model startues për një laptop MacBook Pro 13 inç (1,299 dollarë).
Modeli i vitit të kaluar iPhone 14 Pro Max 1TB, filloi me 1,599 dollarë, për krahasim.
Siç sugjeron emri, iPhone i ri i nivelit të lartë do të jetë i pari me dy TB memorie dhe thuhet se do të ketë një kamerë të përmirësuar dhe një çip të ri të fuqishëm.