‘Jam i lumtur që erdha këtu’/Deklarata e Ernest Muçit që mund të thotë shumë për të ardhmen e tij….


Ernest Muçi po shkëlqen në këtë sezon me skuadrën e Tranzonspor dhe i ka bërë për vete të gjithë. Mesfushori i kombëtares shqiptare që u transferua te kjo skuadër nga Besiktasi në formë huazimi deri në këtë moment ka dhënë një kontribut në 21 gola me 13 gola dhe 8 asist në 26 ndeshje të zhvilluara me Trabzonsporin. Megjithatë e ardhmja e tij te kjo skuadër ende nuk është e vendosur përfundimisht.

Në orët e fundit 24 vjeçari ka dhënë një sinjal në lidhje me këtë çështje përmes një deklarate të bërë në median turke ku ai shfaqi kënaqësinë për kalimin e tij te Trabzonspor për të luajtur nën urdhrat e Fatih Tekke

‘Jam i kënaqur që erdha këtu. Është diçka e këndshme të luash futboll këtu. Ndihem më mirë-kanë qenë fjalët e Muçit që mund të interpretohen edhe si një indicie në lidhje me atë çfarë pritet të ndodhë me të.

Ernest Muçi për më tepër me paraqitjet e tij ka arritur të fitojë shumë shpejt zemrën e tifozëve të Trabzonsporit. Në kampionat, mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asist në 12 ndeshje, ndërsa në Kupën e Turqisë ka një bilanc prej 3 golash dhe 4 asist në 5 ndeshje.

Ndërsa kur ishte te Besiktas, Muçi shënoi 11 gola dhe dha 4 asist në 61 ndeshje duke kontribuuar në 15 gola, shifër kjo të cilën e kaloi te Trabzonspor shumë më shpejt, në më pak se gjysmën e sfidave me Besiktas; 21 gola në 26 ndeshje. Dhe kjo formë e këtij futbollisti ka bërë që Trabzonspor të mendojë për blerjen e Muçit në fund të sezonit…



Burimi Shekulli.com.al