Japonia vë në punë kompjuterin e parë kuantik, ja cili është qëllimi i tij

Kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale filloi të shërbejë në prefekturën Kanagawa në bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM Corp.

Në bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM Corp. ka filluar të shërbejë kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale, shkruan AA.

Sipas agjencisë Kyodo, në fushën e kompjuterëve kuantik ku shfaqet rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës ka hyrë edhe Japonia.

Japonezët e vënë alarmin, ekspertët thirrje për gjendje të jashtëzakonshme
Kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale filloi të shërbejë në prefekturën Kanagawa në bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM Corp.

Në kompjuterin prodhim i IBM-së, lejohen të hyjnë dhe të hulumtojnë kompanitë që kanë anëtarësi në konzorciumin e përqendruar në industri-akademi i themeluar në vitin 2020.

Në konzorcium gjenden Toyota, Sony, Mitsubishi Chemical, Universiteti Keio, Hitachi, Mitsubishi UFJ dhe Yokogawa Electric.

Kompjuterët kuantikë përdorin “kuantë” që kanë cilësi të valës dhe të grimcave, të tilla si grimcat e dritës dhe ndryshe nga kompjuterët tradicionalë, mund të llogaritin kombinime të shumta në të njëjtën kohë.

Kompjuterët kuantikë, të cilët kanë aftësinë për të zgjidhur probleme komplekse shumë më shpejtë se superkompjuterët, synohen të përdoren në fushat e zhvillimit të barnave dhe materialeve të reja, krijimit të modeleve financiare, optimizimit të logjistikës dhe kriptografisë së monedhës dixhitale.