Juli: ‘Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi’


Juliana Nura ka publikuar episodin e dytë të dokumentarit të saj “Eagle Queen”, ku ka ndarë me publikun detaje mjaft emocionale nga rrugëtimi i saj drejt shtatzënisë.

Ajo ka rrëfyer prapaskenat e këtij kapitulli të ri në jetën e saj, duke zbuluar se personi i parë që ka marrë në telefon pasi ka parë rezultatin pozitiv të testit ishte gjyshja e saj finlandeze, 96-vjeçare.

Vendimi i saj për t’i nënshtruar procedurës IVF ka nxitur reagime dhe kritika të shumta në rrjetet sociale, mirëpo Xhuli ka sqaruar se mendimet e të tjerëve nuk e pengojnë aspak.

Ajo u shpreh hapur për këtë pjesë duke thënë: “Nesër ndoshta martohem e gjej një partner shumë të mirë, do të jetë prind e babai për fëmijët e mi, pse jo” duke treguar se mbetet e hapur për të ardhmen.

Në këtë episod nuk munguan as pamjet ekskluzive nga festa e “Baby Shower”, ku Juli mblodhi njerëzit e saj më të dashur për të festuar ardhjen e foshnjëve.

Ndër të ftuarat e veçanta ishte edhe aktivistja e njohur Vasfije Krasniqi. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com