Kalatë e Shqipërisë – Fortesat më të Famshme Historike në Vend

Pavarësisht se një vend i vogël Shqipëria është e pasur me kështjella antike dhe me mesjetare. Nga veri në jug, më poshtë do të gjeni një listë e plotë të kalave që duhen parë në të gjithë vendin.

Kalaja e Bashtovës

E pozicionuar në buzë të Via Egnatias, në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare të Perandorisë Romake, Kalaja e Bashtovës ka magjepsur publikun vendas dhe ndërkombëtar për shekuj. E vendosur disa kilometra larg Kavajës, kalaja pesë shekullore është një dëshmi e bukur për civilizimet që kanë kaluar nëpër Shqipëri. Interesante, e kësaj kalaje, është e vetmja fortesë në Ballkan që është ndërtuar në një fushë. Është shpallur si një monument kulture i kategorisë më të lartë në vitet 1948 e 1971 dhe mbetet në listën provizore të UNESCO-s të Vendeve të Trashëgimisë Botërore.

Kalaja e Beratit

E vendosur në majë të kodrës me pamje nga qyteti i Beratit, kalaja i ngjan një aureolë. Ky atraksion i dytë më i vizituar është ndërtuar në shekullin e 4-të para Krishtit. E bërë tërësisht prej guri, kalaja ka një kullë mahnitëse! Është gjithashtu një nga fortifikimet e pakta në Ballkan e cila vazhdon të ketë një jetë të gjallë brenda mureve të saj antike. Brenda këtij destinacioni ideal, ju do të gjeni shtëpi historike, kisha, tregje, muze dhe monumente të rrethuara nga një sfond i bukur natyror. Është një nga rastet e rralla ku qyteti antik ende jeton!

Pavarësisht se një vend i vogël Shqipëria është e pasur me kështjella antike dhe me mesjetare. Nga veri në jug, më poshtë do të gjeni një listë e plotë të kalave që duhen parë në të gjithë vendin.

Kalaja e Elbasanit

Skampa, siç quhej dikur, u themelua në 1466 nga dy udhëheqës të ndryshëm: perandori Romak Justinian dhe Sulltan Mehmeti i Dytë. Kalaja dy mijë vjeçare e Elbasanit, një ndërtim romak i shekullit të 3-të para Krishtit. Kalaja e Elbasanit kishte periudhën e saj më të lavdishme gjatë shekullit të 17-të, duke mbyllur brenda mureve të saj më shumë se dy mijë shtëpi dhe 900 dyqane. Sot, “qyteti” brenda mureve quhet Lagja e Kalasë, një nga të paktat në Shqipëri që përmban ende shumë banesa.

Kalaja e Gjirokastrës

Një vizitë në Kalanë e Gjirokastrës do t’ju mahnisë me historitë dhe legjendat. E ndërtuar në shekullin V para erës sonë, gjatë gjithë historisë, fortifikimi është bërë një simbol i betejave të panumërta të Shqipërisë në rrugën drejt pavarësisë. Ajo shtrihet nëpër një kodër të lartë 1100 metra me pamje nga i gjithë qyteti dhe malet përreth. Ashtu si Berati, Gjirokastra është një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kalaja e Krujës

Kalaja e Krujës ka qëndruar me krenari mbi një kodër shkëmbore, lart mbi qytetin e saj, për pesëmbëdhjetë shekujt e fundit. Dikur qendra e Arbërisë (emri antik i Shqipërisë), kjo kështjellë mbeti e pamposhtur për tridhjetë e pesë vjet, falë Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Legjendar Shqiptar që mbrojti muret e saj kundër ushtrive pushtuese të perandorisë Osmane. E ndërtuar qysh në shekullin V, në kala sot do të gjeni, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, rrënojat të një kishe të dikurshme, Muzeun Etnografik, si edhe pazarin 5-shekullor, një ndër xhevairet e këtij qyteti.

Kalaja e Lezhës

Kalaja e Lezhës pozicionohet në një kodër ku mund te sodisni lumin Drin, qytetin e Lezhës si edhe detit Adriatik. Gjurmët e arkitekturës ilire, romake, bizantine dhe osmane bashkohen në arkitekturën e kalasë së gurtë që pasqyron në mënyrë të përsosur historinë e saj të pasur. Ilirët lanë gjurmët e tyre të para, gjatë shekullit të 3-të, të ndjekur nga Bizantinët, në vitin e largët të 592, me Venedikasit (1440-1451) duke i dhënë më në fund kështjellës formën që mban edhe sot e kësaj dite. Restaurimi i fundit daton që nga viti 1521, në kohën e Sulltan Sulejmanit Selim Bayezid Han, pasi kalaja u dogj nga vetë qytetarët e Lezhës si një kundërsulm kundër osmanëve, i udhëhequr nga heroi kombëtar Skënderbeu.

Kalaja e Petreles

Pranë kryeqytetit, Kalaja e Petrelës, e vendosur brenda fshatit me të njëjtin emër është një destinacion i preferuar për vendasit. Ndërtimi i Petrelës daton në shekullin e V-të, por kalaja u finalizua gjatë mesjetës. Vendasit konfirmojnë se pishtarët që digjeshin në Kalanë e Krujës mund të shiheshin nga maja e Kalasë së Petrelës, një fortesë dikur e dominuar nga ata që udhëhoqën luftën me Skënderbergun kundër Osmanëve. Tani, kështjella mburret me një restorant dhe kafene, të dyja këto janë besnike ndaj stilit tradicional të Petrelës!

Kalaja e Rozafës

E ndërtuar gjatë Antikitetit nga Ilirët ka mbijetuar sundimin e perandorive Romake dhe Osmane. Kalaja Rozafa, në qytetin historik të Shkodrës, ka dëshmuar tërësinë e historisë magjepsëse të Shqipërisë. E vendosur në një shkëmb të lartë, të rrethuar nga lumenjtë Drin dhe Buna, kjo kala ofron një pamje vërtet spektakolare. Emri popullor i këtij fortifikimi, rrjedh nga legjenda e famshme shqiptare, Rozafat, nëna e re flijuese, skulptura e së cilës zbukuron hyrjen kryesore të kalasë. Brenda mureve të kalasë, ju mund të vizitoni muzeun e saj dhe kishën-xhami, që ndodhet brenda mureve të kalasë.

Kalatë e Rivierës

Nëse vizitoni bregdetin e mrekullueshëm Jon në verë, rezervoni pak kohë për kështjellat e tij, plot me panorama madhështore dhe histori. Mund ta nisni me kalanë e Himarës, rrënojat e së cilës dëshmojnë për praninë e pandërprerë të banorëve iliro-shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Kalaja e Kaninës, e cila evoluoi si një qendër e fortifikuar e banuar gjatë periudhës helenistike, nga shekulli IV deri në shekullin II p.K. Kalaja e Porto Palermos, xhevahiri i kurorës së rivierës shqiptare, një nga 15 Destinacionet Evropiane të Zbuluara për t’u vizituar sipas Huffington Post. Borsh, Lëkursi dhe Vivari janë tre kështjellat e tjera piktoreske të Rivierës që ia vlen të vizitohen!

Kalaja e Tiranës

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, në qendër të kryeqyteti do të gjeni mbetjet e kalasë 300-vjeçare të Tiranës. Pozicioni i saj në Tiranë e ka bërë këtë kala si një nga më të frekuentuarat edhe për shkak të pedonales së qytetit që ndodhet shumë pranë me të. Rrënojat e kalasë tani ofrojnë një hapësirë ​​publike me dyqane tradicionale dhe moderne, një pazar të vogël si edhe dyqane artizanale.