Kaq i dashuruar! Toney ndan momentin krah partneres


Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, po vazhdon të shijojë në privatësi të plotë lidhjen e tij të dashurisë.

Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një moment të ëmbël krah partneres së tij. Ai ka publikuar një foto të stilit polaroid ku shihet dora e tij mbi timonin e një makine luksoze dhe pranë saj një tjetër imazh ku shfaqet pjesërisht krah vajzës që i ka marrë zemrën, duke zgjedhur që edhe këtë herë të mos zbulojë plotësisht portretin e saj.

Mirëpo, për ndjekësit, ky lajm nuk është krejtësisht i panjohur. Kujtojmë se muaj më parë, “Prive By Liberta Spahiu” ju zbuloi se Toney kishte nisur një njohje të re romantike.

Vajza që i ka vjedhur zemrën Toney-t është Ega Islami.

Dyshja duket se po kalojnë momente mjaft të bukura pranë njëri-tjetrit, larg vëmendjes së tepërt dhe zhurmës publike. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com