Karakaçi publikon bilancin 7-mujor: Po ecim me ritme të larta për përfundimin e projekteve në infrastrukturë dhe energji


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka publikuar një video ku paraqet projektet e realizuara nga ministria gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karakaçi thekson se puna ka vijuar me ritme intensive në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë, ndërsa synimi mbetet përfundimi i projekteve të nisura.

“7-mujori i MIE. Kemi avancuar me projekte të rëndësishme në infrastrukturë dhe energji”, shkruan ministri.

Sipas tij, investimet e realizuara synojnë përmirësimin e infrastrukturës publike, rritjen e sigurisë energjetike dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Në çdo kantier po vijojmë me intensitet për të përmbyllur punët e nisura dhe që qytetarët po i presin”, shprehet Karakaçi.

Në videon e publikuar përfshihen disa nga projektet e përfunduara, mes tyre zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës me tetë korsi, rikonstruksioni i rrugës së Komanit, hapja e urës së Viroit, si edhe investimet në nënstacionet elektrike për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të sistemit energjetik.



Burimi Monitor.al