Karim Benzema fiton Topin e Artë

Karim Benzema ka fituar Topin e Artë për vitin 2022. Sulmuesi 34-vjeçar i Real Madrid fiton çmimin për herë të parë në karrierën e tij, duke mposhtur Sadio Mané dhe Kevin De Bruyne, të cilët përfunduan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Benzema luajti një rol kyç teksa Los Blancos fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin LaLiga këtë vit, duke kontribuar me 38 gola për klubin në vitin 2022.

Ndërkohë, Topi i Artë për femra shkoi për Alexia Putellas, e cila bëhet fubollistja e parë femër që fiton çmimin në dy vite radhazi pasi ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën spanjolle sezonin e kaluar.

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, fitoi trofeun Kopa për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, ndërsa Thibaut Courtois i Real Madridit fitoi trofeun Yashin për portierin më të mirë.

Gjithashtu, Robert Lewandowski i Barcelonës fitoi çmimin Gerd Müller për sulmuesin më të mirë të vitit dhe Sadio Mané i Bayern Munich fitoi çmimin inaugurues Sócrates për punën e tij në komunitet në Senegalin e tij të lindjes. Manchester City fitoi çmimin Klubi i Vitit për më shumë të nominuar për Topin e Artë këtë vit me gjashtë lojtarë.