Kartolinat drejt zhdukjes, urimet sot po bëhen vetëm në rrjetet sociale

Dikur mesazhet e urimit për ndërrimin e viteve dërgoheshin me anë të postës nëpërmjet kartolinave të vogla 2 lekëshe. Me anë të tyre përcilleshin urimet për miqtë dhe të afërmit.

Duket se festa nuk ka kuptim të plotë pa kartolinat tradicionale. Këtë e dëshmon koleksionisti Shpëtim Sala, i cili në shtëpinë e tij, mes shumë sendeve dhe gjerave me vlerë ka dhe kartolina që datojnë që prej viteve 1900.