Ke Nxjerrë Shtëpinë Në Shitje? Mëso 4 Truke Qe Ta Shesësh Më Shtrenjtë

Agjentët imobiliar të GELDTrade tregojnë se: “Ehhh, sa e veshtire paska qene!”, keto fjali I degjojme shpesh gjate punes sone te perditshme, nga shume kliente te cilet perballen me sasine e madhe te informacionit dhe vendimeve qe duhet te marrin, sapo vendosin te shesin pronen e tyre.

E dime edhe ne, nuk eshte e lehte! Brenda atyre mureve ka kaq shume histori personale, ngjarje qe doni t’I kujtoni te tjera qw preferoni ti fshini nga kujtesa…jeta eshte e perbere nga rrethana te ketij lloji dhe nje pjese e mire e tyre ndodhin aty, ne sallonin e vogel ku cdo gozhde ne mur flet per nje kujtim te varur aty, me se shumti per te mos u harruar…

Ne ishim mesuar te jetojme gjithe jeten tone brenda mureve te se njejtes shtepi…historia qe kemi kaluar na ka beret e besojme se te kesh nje shtepi tenden eshte kaq e veshtire, pothuajse e pamundur, prandaj, nga casti qe e ke, mbaje fort e mos e lesho.

Per fat te mire kjo histori I perket pikerisht historise…tanime mund te sillemi edhe ne si gjithe bota te cilen e marrim per shembull ne gjithcka: te nderrojme shtepi 2-3 here gjate jetes, duke mbajtur parasysh rritjen e familjes, rritjen e te ardhurave si dhe deshiren njerezore per te pasur gjithmone me shume, me mire…!

E pra, ja ku e more kete vendim!

Po tani? Cfare te besh?

Si fillim, bej nje investim te vogel ne shtepi. Nje rifreskim I bojes neper mure, me ngjyra te lehta, plot drite, ndoshta permiresimi I tualetit, nderrimi I perdeve, apo gjithcka tjeter qe ndryshon pozitivisht imazhin ndoshta te lodhur te prones suaj, duke I dhene asaj freski. Ju siguroj qe parate qe do te shpenzoni per keto permiresime, do t’ju kthehen si ne cmimin me te larte qe mund te merrni nga shitja, ashtu edhe ne shkurtimin e kohes se shitjes.

Se dyti, mblidh gjithe dokumentacionin  e prones, mbaje ne nje dosje te vetme dhe gjithmone te gjendshme, pasi ky dokumentacion duhet te jete ne dispozicion qe nga momenti I listimit per shitje e deri ne momentin e firmosjes se kontrates prane zyres noteriale.

Se treti, vendos te punosh me agjentin tend imobiliar te preferuar. Si ta zgjedhesh, nese nuk e ke nje?  Mjafton te kerkosh nje analize te krahasuar tregu e cila duhet te kete disa elemente besueshmerie brenda, si psh: shitjen e fundit ne zonen ku ti jeton, cmimin e listimeve te tjera ne zonen ku ti jeton si dhe cmimin qe ti vete pretendon te marresh, per te nxjerre nje mesatare realiste, e cila do ta bente pronen tende te shitshme. Kerkoji agjentit te inspektoje hollesisht pronen, te beje fotografi te mira qe nxjerrin ne pah gjithe vlerat e prones tende, ofroji atij gjithashtu gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen e mundshme per ta bere punen e tij sa me mire, duke sistemuar shtepine perpara mberritjes se tij, duke prezantuar nje prone te rregullt e te paster, e cila eshte malli qe ti  kerkon te shesesh, si e tille duhet prezantuar bukur. I keni parasysh mollet e kuqe kur vendosen ne rresht neper arka, te sistemuara me rregull, te pastruara aq sa u shkelqen lekura? Po ato te hedhura ne nje kosh te madh? Me siguri qe po!! Ju vete, ke do te blinit te parat? Une them qe mollet e kuqe kane shume me teper shans per t’u shitur, me cmim me te larte e ne kohe me te shkurter. Mendoni per kete, kur prezantoni shtepine tuaj tek agjenti imobiliar, qe ehste vitrine juaj, apo edhe te bleresit e mundshem qe do te vizitojne shtepine bashke me te.

Dy fjale per agjentin imobiliar…e dime, ne jemi djalli qe ju merr 3%…por ne jemi gjithashtu, ata qe shohim dhjetera e qindra shtepi e te bejme dallimin midis njeres dhe tjetres; ne dime t’ju ndihmojme per te vendosur cmimin me te drejte per pronen tuaj, ne menyre qe jut e mos pretendoni cudira e prona te mos shitet kurre, apo te ulni pazarin tuaj aq shume sa te mos merrni nje vlere te drejte per pronen tuaj. Ne kemi kaluar aq shume si ju gjate punes sone, sa jemi te ftohte nga cdo emocion, dhe per kete arsye nuk gabojme; ne dime t’ju drejtojme gjate gjithe procesit, te marrim persiper shume nga angarite qe lidhen me te, per t’jua bere diten me te kendshme dhe shitjen me pak te lodhshme. Ne dime t’I japim shkelqimin e merituar prones suaj, t’I japim vitrinen e ndricuar qe juve vete ju mungon dhe ta shesim! Sikur ju te na ndihmonit duke na besuar…cdo dite nga pak me shume!!

Se katerti, informohuni nepermjet agjentit tuaj, per detyrimet tatimore qe rrjedhin nga shitja e prones, deri ne detaje. Cdo agjent imobiliar, I pergatitur e me experience, di t’ju thote ne maje te gishtave sa I takon te paguaje kujt, ne menyre qe jut e dini sa do t’ju mbetet neto ne perfudnim te shitjes dhe te pergatiteni per investimin tuaj te ri. Detyrimet qe I takojne shitesit, e qe rendojne me shume, jane tatami mbi te ardhurat (=15% e differences mes shumes se blerjes dhe asaj te shitjes) si dhe komisioni I agjensise imobiliare (pergjithesisht 3% e shumes se shitjes). Detyrimet noteriale dhe ato te kalimit te pronesise I takojne bleresit.

Se fundmi, mos u tregoni kokeforte ne negociata. Cdo investim, nese zgjatet ne kohe, nuk e merr asnjehere mbrapsh vleren e pritur.

Nese keni investuar shume ne interierin e prones suaj, por zona ku e keni bere ate investim nuk e justifikon investimin, mos prisni asnjehere t’ju kthehet gjithe investimi. Gabimi ka qene I juaj kur keni vendosur te hidhni shume para ne zonen e gabuar. Asnje bleres nuk do te paguaje gabimin tuaj, keshtu qe ne kete rast mblidhni mendjen te humbisni!

GELDTrade.al