Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” nga Ronela Hajati me këngën “Sekret” e cila deri më tani numëron miliona klikime në kanalin zyrtar në ‘YouTube’ të festvalit.
Në faqen zyrtare të Instagramit janë publikuar renditjet e shteteve që do të përformojnë në netët gjymë finale. Shqipëria do të jetë shteti që do të hapë natën e parë të gjysmë finales së Eurovisionit e cila do të mbahet më datë 10 maj.

Artistja e ka bërë të ditur dhe më parë si lajm ku është shprehur se ndihet shumë e emocionuar për këtë fakt dhe ka premtuar se performanca e saj në Eurovision do të jetë si asnjëherë më parë dhe se po punon me Klaudia Pepën dhe 4 balerinë Italianë.
Sukseset e këngëtares nuk kanë pasur fund ku shpesh herë është renditur e para nëpër klasifikime si kënga më e dëgjuar duke marrë kështu dhe komente të shumta pozitive dhe duke i uruar artistes fitoren e madhe.
Dhjetë nga 17 shtetet që do të kenë më shumë vota nga publiku dhe juria do të kenë mundësinë të kalojnë automatikisht në finalen e madhe të Eurovizionit e cila do të mbahet më 14 maj.
Ai do të mbahet këtë vit në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë.

