“Keni qëndruar tërë ditën bashkë”/Luizi-Nitës: Të tregon Bledi cfarë të bësh

Një debat me tone të larta ka ndodhur mes Luizit dhe Nitës, ku shkak është bërë afrimiteti i kësaj të fundit me Bledin.

Nita tha se ajo nuk ka asnjë lidhje me Bledin dhe se nuk ka pse i jep llogari banorëve të tjerë për këtë gjë.

Luizi u shpreh se ajo dhe Bledi kanë qëndruar 24 orë bashkë dhe se ky i fundit e ka përdorur të bëjë fushata si dhe i ka treguar kë duhet të nominojë.

Ai e quajti atë naive, e se pasojat e naivitetit të saj do i kuptoj më vonë.