KESH shet lirë energjinë – Realizohen dy transaksione me çmime më të ulta se në bursë.

Për të disatën herë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Në ditët e fundit janë realizuar 2 procedura të shitjeje, ku KESH ka arkëtuar rreth 3.4 mln euro, por çmimi për mËh është ndjeshëm më i ulët se bursa hungareze, që shërben si referencë për transaksionet në vendin tonë.

Në njërën nga proceduart e shitjes çmimi mesatar arrin është 254 euro/ mWh, teksa në bursa çmimi ishte 384 euro/mWh, ndërsa në pik 458 euro/mWh. Ndërkohë që, në shitjen tjetër çmimi i energjisë në bursën hungareze ishte 406 euro/mWh, por KESH e shiti me 254 euro/mWh.

Shitja lirë e energjisë pasohet me më pak të ardhura për Korporatën Elekroenergjetike Shqiptare, që së bashku me procedurat e fundit ka arkëtuar deri më tani 9.4 mln euro. E kundërta ndodh në proceduart e blerjes, ku sipas të dhënave që vetë KESH publikon, energjia kushton shumë më shtrenjtë se në Bursën Hungareze.

Ndërkaq, paralelisht me shitjen u realizuar edhe një procedurë për depozitimin  36 000 mWh energji, por ajo nuk rezultoi e suksese, pasi asnjë operator nuk mori pjesë në garë.

Gjithsesi, përmirësimi i situatës hidrike u pasua me një vendim të Asamblesë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që pezullloi rritjen e çmimit të shitjes së energjisë për OSHEE-në, një vendim që sjell mosaplikimin e fashës 800 kWh, që do të sillte shtrenjtimin për konsumatorët familjarë.