Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi zyrtarisht të rrisë nga 1% në 1.5% njërën nga shtesat makroprudenciale të kapitalit që prek të gjitha bankat në vend.
Shtesat markoprudenciale të kapitalit i shtohen kërkesave rregullatore bazë të kapitalizimit të bankave, që përcaktohen në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”.
Nga 12% që është kufiri minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit, me shtesën konservuese prej 1% ku kufi ka arritur në 13%.
Shtesa konservuese do të vazhdojë të rritet me 0.5% çdo vit, deri në vitin 2024.
Rregullorja për shtesat makroprudenciale të kapitalit u miratua që në mesin e vitit 2019 dhe ato do të aplikohen gradualisht deri ën vitin 2024.
Kërkesat për një kapitalizim më të lartë të bankave janë në linjë me masat e marra nga institucionet mbikëqyrëse homologe në Europë.
Kërkesat për një kapitalizim më të lartë të bankave janë në linjë me masat e marra nga institucionet mbikëqyrëse homologe në Europë










