Klasike, të pazakonta apo me ngjyra: syzet e diellit që i pëlqejnë VIP-ave!

Aksesori që vërtet nuk mund të mungojë në ditët e nxehta të verës janë padyshim syzet e diellit! Një domosdoshmëri për mbrojtjen e syve nga rrezet ultravioletë, por edhe një element i rëndësishëm stili. Por cilat janë syzet e preferuara të vajzave të famshme në Itali? Ato nisin nga klasiket, për të vazhduar me syzet që kanë format më të pazakonta, apo ato me ngjyra të forta. Ju, ku e gjeni veten?