Komisioni Shtetëror i Rindërtimit/ 1,6 mld lekë fond për riparimin e shtëpive në Tiranë

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade tregojnë se rreth 1,6 miliard lekë të tjera është fondi i miratuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për rikonstruksionin e pallateve dhe shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti i 2019-s në Tiranë.

Fondi nga programi “Grantet e Rindërtimit” do të vihet në dispozicion për rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara sipas shkallës së klasifikimit nga DS1 dhe DS3, sipas akt konstatimeve të miratuara me vendimin të këshillit bashkiak në periudhën nëntor-dhjetor 2020.

Totali i fondit të miratuar për t’u shpërndarë për riparimin e banesave të dëmtuara në të bashkitë e vendit është 9,8 miliard lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë të Rindërtimit deri në nëntor të 2020-s është shpërndarë 60% e tij. Në Tiranë janë miratuar 1,2 miliard lekë fonde për rikonstruksionin e shtëpive dhe janë paguar 587 milion lekë për 3,158 përfitues. Në qytetin e Durrësit më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, fondi i miratuar për riparimin e shtëpive është 4,5 miliard lekë. Deri në nëntor janë paguar 9,181 familje me një fond prej 3 miliard lekësh.

Vendimi i ri për Tiranën me fond 1,6 miliard lekë parashikon shpërndarjen e tij, si: 427,6 milionë lekë për 2,413 përfitues, ku 987 prej tyre janë klasifikuar me dëmtime të shkallës DS21; 803 përfitues do të jenë për dëmtimet DS2 dhe 623 të tjerë për dëme të klasifikuara DS3.

Për banesat e dëmtuara në Tiranë do të akordohet gjithashtu një fond me vlerë 156 milion lekë për rikonstruksionin e 78 shtëpive individuale.

Pjesa më e madhe e fondit me vlerë 1 miliard lekë do të vihet në dispozicion të rikonstruksionit të 432 shtëpive individuale të banimit. Konkretisht 106 prej tyre me strukturë 1+1; 178 janë me strukturë 2+1 dhe 148 të tjera me hapësirë banimi 3+1.

Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti. Në total në  11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit kanë aplikuar online 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt të 2020-s.

Në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate.

GELDTrade.al