Kompanitë italiane kryesojnë listën e kopmanive të regjistruara në Shqipëri gjatë 2022

Në vitin 2022, në Shqipëri janë regjistruar 3,608 (tre mijë e gjashtëqind e tetë) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Me kapital tërësisht të huaj janë 903 prej tyre ose 25.03% e totalit të shoqërive, sipas Open Data Albania.

Numri i shoqërive me kapital miks i huaj dhe vendas është 232 ose 6.43%, pjesa tjetër e regjistrimeve në Regjistrin Kombëtar të Biznesit janë shoqëri me kapital plotësisht vendas.

Platforma e drejtuar nga Aranita Brahaj thotë se referuar peshës së kapitalit total të shoqërive të themeluara në këtë vit me zotërues plotësisht të huaj, na rezulton se ky kapital është 2.17 miliard (dy miliard e njëqind e shtatëdhjetë e tre milion e nëntëdhjete e gjashtë mijë e dyqind e tridhjetë e tre) Lekë ose 30.12% e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në vitin 2022.

Në 2022, kapitali total i shoqërive të themeluara me zotërim të huaj apo vendas është 7,214,893,895  (shtatë miliard e dyqind e katërmbëdhjetë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë.

Krahas shoqërive me kapital tërësisht të huaj është edhe një numër prej 232 shoqërish me kapital themelues miks shqiptar dhe të huaj.

Përsa i përket origjinës që kanë këta zotërues të shoqërive të themeluara në vitin 2022, Italia qëndron në vendin e parë me 472 shoqëri ose 13.11% e totalit të shoqërive të themeluara në këtë vit. Italia pasohet nga Kosova me 56, Egjipti me 26 shoqëri. Në vend nuk mungojnë as shoqëri të vendeve më të largëta si Siri, Kuvajt, Irak etj.

Në një grupim sipas Kontinenteve, ai evropian mban numrin më të lartë sa i takon Origjinës së Kapitalit të Shoqërive të themeluara në vitin 2022. Kurse sa i takon kapitali renditja nuk është njësoj. Kryesojnë në peshë për vlerë kapitali kompanitë holandeze me 776,587,100 Lekë dhe kapitali gjerman me 476,293,899 lekë.

Ne vlerësimin sipas kapitalit nuk janë marrë parasysh kapitali për subjektet që janë regjistruar si Degë të Shoqërive të huaja të cilat në 2022 janë 37-të, sipas të dhënave të Open Data Albania.