Kondicionerët Inverter që kursejnë energjinë dhe ulin shpenzimet

Një pjesë e mirë e shqipëtarëve mendojne se përveç çmimit të kondicionerëve, kostoja e vërtet është tek konsumi i energjisë prandaj edhe ata që e kanë kondicionerin, mundohen të mos e ndezin, duke e shndërruar paisjen në një aksesor thjesht dekorativ ose ngushëllues.

Megjithatë jemi njerëz plot imagjinatë dhe mundohemi të gjejmë zgjidhje alternative si psh të ngulemi me orë të tëra në lokalet me ajër të kondicionuar, të bëjmë fresk me fletore, të zhysim këmbët në ujë, etj. Të paktën i marrim me sportivitet dhe të qeshur pamundësitë tona ekonomike. Megjithatë edhe nëse jeni ndër ata që nuk keni nevojë të kurseni, ky lajm do ju freskoj duke ju shtuar gjysmat e parave në portofol!

Bëhet fjalë për kondicionerët me teknologji Inverter, risi e mrekullueshme në pikun e kësaj vere të cilët kursejnë 44% të energjisë elektrike në krahasim me kondicionerët normal me fikje-ndezje.Ndërkohë që kondicionerët e zakonshëm punojnë me shpejtësi konstante dhe temperaturën duhet ta rregullosh manualisht apo duke e fikur/ndezur, kondicionerë inverter kanë një pasije VDF (Variable Frequency Drive) e cila rregullon në mënyrë automatike shpejtësinë e kompresorit në ngrohje dhe ftohje. Kështu kondicionerët inverter punojnë me një shpejtësi më të ulët të motorrit për një kohë më të gjatë duke e mbajtur ambjentin tuaj të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, por duke harxhuar thuajse gjysmën e energjisë. Dhoma, shtëpia apo zyra ngrohen ose ftohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe kondicioneri nuk sforcohet pasi punon në varësi të temperaturës që ka vetë ambjenti duke çliruar vetëm aq fuqi sa i duhet për të kaluar nga temperatura aktuale në temperaturën e dëshiruar.

Në Shqipëri kondicionerët me teknologji Inverter i gjeni tek  KLEVIS & RIELLO  .

Mund të informoheni më tepër duke klikuar ketu