Kontrasti i ngjyrave: Katër kombinime me të cilat do të rrëmbeni shikimet e kalimtarëve

Me ngjyra të hareshme të kombinuara në mënyrë të pazakonshme do t’i bëni të hareshme ditët e zymta të dimrit

Nëse jeni mjaftueshëm të guximshme që në veshjen tuaj të bëni këto kombinime, me siguri do të rrëmbeni vëmendje kur shëtisni nga shtëpia deri në punë apo kur dilni në një shëtitje pasdite.

1. Palltoja që thyen monotoninë

Palltoja e kombinuar në ngjyrë blu të çelët dhe ngjyrë të kuqe bashkë me këpucë të kuqe “do të thyejnë” shikimet monotone të stilit të punës dhe do t’i japin gardërobës suaj notë kreativiteti.

2. Ngjyrë trëndafili dhe vjollcë

Pantallonat ngjyrë vjollcë me fanellë me fyt mund të duken si një bashkim perfekt, nëse i plotësoni me një çantë me tone pak më të çelura.

3. Shumëngjyrëshe, i dua ato ngjyra…

Palltoja nga leshi i dhive të Kashmirit me kombinim të mëngëve të thurura në ngjyra të hareshme janë garanci që nuk do të kaloni pa u vërejtur. Nëse vishni, për shembull, një fustan të thurur me ngjyrë të verdhë të ndezur nën të, do të duket sikur e keni sjellë diellin në ditët e zymta të dimrit.

4. Kombinim i guximshëm portokalli dhe jeshile

Pantallona jeshile me bel të thellë me këpucë në të njëjtën ngjyrë të kombinuara me një fanellë me fyt ngjyrë portokalli dhe një çantë të vogël blu do t’ju japë një pamje interesante dhe të guximshme që shumë do ta kenë zili.