Korça, në hartën e udhëtarëve kuriozë për Shqipërinë…

Agjentët e GELDTrade të turizmit shprehen se edhe në ditët kur të gjithë zgjedhin të pushojnë mes detit, rërës dhe argëtimeve të tjera, turistët e huaj nuk i mungojnë Shqipërisë.

Udhëtimet e tyre vijnë si një paketë eksplorimi të qyteteve shqiptare, elementet kulturore e historike, ndërsa mënyrat sesi ata organizohen janë individuale.

Një ditë në çdo qytet është mëse e mjaftueshme për turistët që të shohin atraksionet e vendit tonë. Korça mbetet një prej destinacioneve më të vizituara të Shqipërisë. Kryesisht turistët nga vende të ndryshme të Europës zgjedhin që të ndalen në qytetin juglindor për një natë dhe të vizitojnë “Pazarin e vjetër” apo edhe muzetë.

“Vijmë nga Franca dhe jemi shumë të befasuar, pasi është një vend shumë i këndshëm. Vizituam liqenin e Ohrit dhe pas Korçës do të vazhdojmë udhëtimin në jug të Shqipërisë. Kishim një libër guide, ku tregoheshin disa nga atraksionet e Shqipërisë, dhe vendosëm t’i vizitojmë. Unë jam së bashku me familjen dhe kemi një makinë kampingu ku flemë, ndërkohë që na pëlqen të shijojmë ushqimin shqiptar”, thotë një turiste franceze.

“Është hera e parë që vij këtu, u befasova. Më bëri shumë përshtypje dhe do të vij përsëri. Do përpiqem të shikoj vende të tjera, pasi është hera e parë që jam këtu. Sot do të jemi këtu, por herën tjetër do të shkojmë të shohim Tiranën, ose edhe qytete të tjera”, thotë një tjetër turiste.

GELDTrade.al