Koronavirusi ka shkaktuar disa sjellje te reja konsumatore

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade shpjegojnë se pandemia e COVID-19 ka shkaktuar disa sjellje te reja konsumatore. Për shembull, 28% e blerësve online të survejuar në muajin Mars, thanë që bënë blerjen e parë të tyre online për shkak të koronavirusit.

Akoma nuk dihet nëse këto sjellje do vazhdojnë të përsëriten. Sipas kompanisë Oracle, disa nga këto sjellje do mbeten për shkak të impaktit të shqetësimeve mbi shëndetin dhe sigurinë, urdhërave për izolim, mbylljes së bizneseve jo-esenciale, dhe aspekte të tjera te krizës së COVID-19.

Konsulentët dhe analistët tek Oracle mendojnë se ndryshimet kryesore në sjelljet e konsumatorëve duken tek:

  • Brendet e produkteve konsumatore
  • Kanalet e Blerjes
  • Ambjentet e punës

Le të diskutojmë disa nga këto ndryshime, të dhënat brenda tyre dhe si mund të ndikojnë tek strategjia juaj e marketingut.

Preferencat e brendeve të produkteve

Nga gjysma e dytë e muajit mars, konsumatorët kanë filluar të testojnë brende të reja, për shkak se në dyqanet e tyre të zakonshme kishte mungesa. Edhe pse shumica e konsmatorëve do rikthehen në brendet e tyre të besuara sapo situata të kthehet në nromalitet, disa prej tyre do kenë zbuluar një brend të ri që u pëlqen dhe do bëjnë një ndryshim permanent.

Oracle sugjeron që kompanitë t’u kushtojnë rëndësi të veçantë shitjeve të produkteve kur duan të bëjnë promocione, dhe të mbledhin me kujdes të dhënat përmes një tool-i të fuqizuar me AI.

GELDTrade.al