Kosovë/Dyshime për orkestrim të shtrenjtimit të naftës, Ministria e Tregtisë nis inspektimin në terren

Pas njoftimit të ngritjes së çmimit të naftës gjatë ditës së sotme, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën të ditur autoritetet kanë nisur inspektimin në terren.

Sipas MINT-it, paralajmërimet kanë lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit.

“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftimin e MINT-it

Po ashtu, Ministria e Tregtisë inkurajon qytetarët duhet t’i adresojnë ankesat në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, kërkon MINT.