Kalaja e Prizrenit së shpejti do të ketë teleferikun për të gjithë ata vizitorë që duan ta vizitojnë këtë monument historik.
Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu ka thënë se projekti ka për qëllim zhvillimin e sektorit të turizmit në këtë qytet.
“U pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit ‘Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit’ me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit”, ka shkruar Aliu.
“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunës së Prizrenit dhe SwissContact për realizimin e projektit për Ndërtimin e Teleferikut në Kalanë e Prizrenit.
✅ U pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit “Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit” me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit.
✅ U pajtuam që gjatë implementimit të këtij memorandumi, të shkëmbejmë informacione dhe të takohemi rregullisht të paktën një (1) here në muaj për të vlerësuar dinamikat e zbatimit të memorandumit”.
Lajmin për ndërtimin e këtij projekti e ka dhënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane SwissContact, nënshkruam marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë!”, ka njoftuar Totaj.