Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se deri tani janë ndarë shtesa për 34 mijë lehona dhe për mbi 340 mijë fëmijë nën moshën 16, derisa edhe masat ekonomike e kanë rritur numrin e grave të punësuara.
Këto komente Kurti i bëri gjatë takimit të grupit të vajzave në Vetëvendosje, ku tha se për 21 muaj, është rritur punësimin primar për gjithsej 37 mijë e 350 persona, me ç’rast 18 mijë e 774 apo 50.3% janë gra.
“Deri tani janë ndarë shtesa për 34 mijë lehona dhe për mbi 340 mijë fëmijë nën moshën 16 dhe kjo ka kontribuar që afër 90 mijë gra kanë hapur llogari bankare për pranimin e shtresave. Më tej masat ekonomikë e kanë rritur numrin e grave të punësuara. Për 21 muaj, prej marsit të vitit 2021 deri në dhjetor 2022 është rritur punësimin primar për gjithsej 37 mijë e 350 persona për vetëm 21 muaj me ç’rast 18 mijë e 774 apo 50.3% janë gra. Pra në këtë rritje, jo në korpusin e përgjithshëm të të punësuarve, por në këtë rritje të punësimit, 50.3%, janë të punësuara gra”, tha ai.
Kurti gjatë këtij takimi tha të gjithë në LVV duhet të angazhohen qysh tani që në zgjedhjet e ardhshme 30%-shi t’i përket të kaluarës edhe në Kuvende Komunale, edhe me kryetare të Komunave